Disa muaj më parë, ish missi shqiptar Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan SayıÅ?man dhanë lajmin e bukur që janë në pritje të fëmijës së pare, që do të jetë një djalë. Dyshja ka qenë shumë e lumtur për këtë lajm dhe pak kohë më parë zbuluan se emri që kanë zgjedhur për vogëlushin është Efehan.

Mirëpo, vetë Almeda nuk ka qen shumë aktive dhe s’ka publikuar shumë foto me barkun e rrumbullakosur. Por ditën e sotme, moderatorja ka vendosur që ti tregojë gjithë fansave të saj se si duket në muajt e fundit të shtatzënisë.

Ajo ka publikuar disa foto ku shihet e veshur me të zeza ndërkohë që të gjithëve u ka tërhequr vëmendje barku i saj i fryrë dhe ndryshimi që ka pësuar në trup.





