Nga Shqipëria / E Diel 20 Janar 2019, 15:03

Nuk keni për ta njohur, Jonida Shehu bën ndryshimin drastik në pamje dhe duket tjetër njeri

Gjithë puntata e ardhshme e emisionit "Soiree" do ti dedikohet bjondeve. Të ftuara do të jenë shumë femra të njohura shqiptare që janë bjonde. Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë  moderatorja e emisionit e cila ka habitur për ndryshimin drastik që ka bërë në pamje.

Në një foto të publikuar në ‘Instagram’, Jonida Shehu shihet se ka hequr dorë nga flokët brun dhe i ka lyer ato bionde me disa fije të zeza.

Ndonëse një ndryshim shumë i guximshëm, Jonida duket mjaft mirë me look un e ri i cili është pëlqyer shumë dhe nga fansat  e saj.