Siç dihet prej vitesh tashmë moderaatorja e njohur, Ilda Bejleri dhe gazetarja e moderatorja Elona Duro janë mikesha shumë të mira dhe puna në 'Digitalb' i ka afruar edhe më shumë.

Mirëpo, ndonëse shihen gjatë gjithë kohës bashkë së fundmi e ftuar në “Thumb”, Elona ka treguar se me Ildën ka shumë gjëra për të cilat nuk përshtaten.

“(Me Ildën) Jemi edhe shumë të ndryshme edhe të njëjta. Një gjë që na bashkon është rehatia me njëra-tjetrën. Ilda është një goc shumë cool, me zemër të madhe, shumë funny. Nëse ka një gjë që na ndan janë shpenzimet. Nëse mua nuk më bën të lumtur një çantë Gucci, Ildën e bën shumë. “,- ka treguar me shaka Elona.





