Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Dua të të bëj të lumtur" është trajtuar historia e nënë Shanos e cila ka rrëfyer gjithë vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës së saj dhe në studio kishte ftuar të bijën që kishte 10 vite pa e parë.

Siç rrëfeu ajo, në moshën 14 vjeçare ishte njohur me ish bashkëshortin me të cilin ra në dashuri me shikim të parë, mirëpo ndonëse prindërit e saj nuk e pranuan këtë lidhje, ish burri i saj e rrëmbeu dhe kështu pas martesës kishin lindur 4 fëmijë, 2 djem e 2 vajza.

Megjithatë më vonë nënë Shano mësoi se bashkëshorti i saj kishte fëmijë me një grua tjetër dhe që nga ky moment lindën konfliktet në çift dhe ata u ndanë. Pas ndarjes Shano mbajti dy djemtë, ndërsa ish burri vajzat.

Për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, Shano është detyruar që të martohet përsëri, mirëpo ky vendim nuk është pritur aspak nga ana e fëmijëve të saj. Për këtë arsye ajo i është drejtuar emisionit dhe kishte ftuar të bijën Mira për ti kërkuar falje dhe për tu bashkuar me të sërish.
Por e bija e ka refuzuar ftesën dhe nuk është shfaqur në emision. Në mënyrë që Shano mos të ndihej keq, Arbana kishte ftuar në emision shoqen e saj të ngushtë e cila foli për miqësinë 40 vjeçare me të.




