Nga Shqipëria / E Diel 20 Janar 2019, 12:12

Në 23-vjetorin e Kiarës, Butrint Imeri befason me veprimin që bën për moderatoren

Kiara Tito ka qenë shumë e komentuar në media pasi është aluduar prej kohësh se ajo dhe këngëtari Butrin Imeri janë në një lidhje. Mirëpo, çifti kurrë nuk e konfirmoi këtë lajm ata madje e hoqën njëri-tjetrin nga Instagram, gjë që bëri që fansat e tyre të mendonin se i kishin dhënë fund lidhjes.

Së fundmi, moderatorja ka festuar 23-vjetorin e lindjes dhe ka publikuar një foto në Instagram ku ka shkruar: "Sot dua të falenderoj Zotin që më dha edhe një vit tjetër në jetën time. Duke u rritur, por ndihem një fëmijë brenda vetes", shkruante Kiara.

Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë urimi i Butrintit. Këngëtari i ka uruar edhe 100  vite të tjera Kiarës, një urim ky që u quajt mjaft i ftohtë nga  ana e fansave.