Nga Shqipëria / E Diel 20 Janar 2019, 12:12

Agron Llakaj përlotet në mes të emisionit, merr surprizën madhështore

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Dua të të bëj të lumtur" ka qenë i ftuar aktori shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj, i cili ka marrë një surprizë të papritur nga ana e mbesës së tij Adea.

Adea kishte ardhur në emision për ti thënë Agronit se ka filluar të bëhet shumë xheloze, pasi aktori i kushton më shumë vëmendje nipit të tij dhe e ka lënë Adean në harresë.

Teksa është përlotur nga kjo surprizë, Agroni i ka dhënë një mesazh mbesës së tij: “Gjyshi e do shumë Teon, vëllanë tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime. Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!”

Ndër të tjera Adea ka treguar se e ka idhull gjyshin e saj dhe se gjithmonë e thotë plot krenari që është mbesa e aktorit të madh Agron Llakaj.