Nga Shqipëria / E Diel 20 Janar 2019, 12:12

Pas konfliktit të bujshëm, Patrisi dhe Roberti habisin me veprimin e papritur

Konflikti mes vëllezërve Patris dhe Robert Bersisha ka qenë një ndër lajmet më të komentuara jo vetëm nga mediat, por edhe nga publiku.

Siç dihet Robert nuk ka aspak marrëdhënie të mira me Tunën dhe në intervista të ndryshme e ka sulmuar atë, nga ana tjetër Patrisi i ftuar në “Xing me Ermalin” disa muaj më parë tha se për të nuk ka rëndësi se çfarë thotë Roberti, madje e cilësoi atë ‘Shkau’ dhe tha se për të rëndësi ka vetëm Tuna e Tian.

Mirëpo, ndonëse të gjithë mendonin se marrëdhëniet e tyre ishin ftohur, së fundmi Roberti ka habitur teksa ka publikuar një video ku shihet së bashku me Patrisin dhe babain e tyre teksa të tre luajnë me Reneen duke treguar se kanë një raport mjaft të mirë.