Era Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare e cila ka korrur një sukses të madh në muzikën ndërkombëtare. Prej disa kohësh, këngëtarja ka lajmëruar se shumë shpejt do të lançojë këngën e saj të re e cila pritet të kthehet në një super hit.

Ajo dhe e motra Nora Istrefi për herë të parë do të publikojnë një bashkëpunim i cili pritet të vijë shumë shpejt. Në disa video të publikuara në ‘Instastory’ ajo ka treguar dhe look-un që do të mbajë në këtë klip.

Në videot e publikuara, shihet Era e veshur me të bardha ndërkohë që filmon disa djem të zhveshur. Më pas ajo shfaqet duke ngrënë, ndërkohë që tregon se është mjaft e lodhur nga xhirimet.




