Që pas publikimi të këngës "Bodak Yellow", reperja Cardi B është bërë mjaft e famshme dhe është komentuar gjatë në mediat botërore. Çdo këngë e saj është kthyer në hit dhe është komentuar gjatë nga të gjithë.

Së fundmi, Cardi ka qenë e ftuar në emisionin e njohur amerikan ku ka habitur teleshikuesit teksa ka bërë shqiponjën me duar. Ka qenë reperi 2po2 ai i cili ka publikuar një video të këngëtares duke bashkuar duart, mirëpo në të vërtetë Cardi nuk e ka bërë shqiponjën për vendin tonë.

Në atë moment ajo është pyetur nga moderator për pasthirrmat e famshme që ajo lëshon dhe këngëtarja ka treguar se ‘Okuurr’ që ajo përdor është si pasthirrma e një pëllumbi dhe në këtë moment bëri duart si një pëllumb.





