Një video ku një djalë i bën propozimin e ëndrrave të dashurës së tij është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka marrë vëmendjen e të gjithë publikut. Djali i ri, emir i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte përgatitur një propozim për të dashurën e tij në aeroportin e Katanias, ku me një tullumbace në të cilën shkruhej "A do të martohesh me mua", një unazë dhe një buqetë me lule po priste për ardhjen e partneres.

Sipas një videoje të “Corriere della sera” djali shihet teksa kur vjen e dashura e tij me një valixhe në dorë, ai e puth dhe i jep lulet ndërkohë që më vonë ulet në gjunjë dhe i propozon. Njerëzit përreth kanë mbetur të habitur dhe kanë filluar të gjithë ti filmojnë.

Mirëpo, ndonëse vajza u emocionua pa masë, ajo i dha përgjigjen që nuk pritej të dashurit të saj. Ajo i ka thënë 'Jo' dhe më pas është larguar drejt mamasë së saj që sipas mediave ka pasur ndikim në vendimin e vajzës.




