Një vit më parë, këngëtarja e dashur për publikun Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë e një vajze që e pagëzoi me emrin Khloe. Këngëtarja ka treguar se po e shijon shumë mëmësinë dhe shpesh herë ka publikuar foto dhe video të saj duke treguar se sa shumë është rritur ajo.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Lart e poshtë’ dhe për herë të parë ka rrëfyer dëshirën e madhe që ka për të bërë një fëmijë të dytë.

“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”, tha Zaimina.




