5 ditë më parë prestigjiozja "The Washington Post" i dedikoi një artikull vendit tonë ku fliste për turizmin në Shqipëri vendet e mrekullueshme që mund të vizitosh dhe çmimet shumë të lira.
Pas Washington post, vendi jonë ka marrë vëmendjen ditën e sotme të mediave në Zelandën e re. Një ndër tyre është Stuff.nz e cila ka thurur lavde për turizmin në vendin tonë.

“Gjatë udhëtimit tonë do të mësonim se kalimi nëpër Qafën e Llogorasë është një nga rrugët më të larta të Europës. Një udhëtim emocionues ku klima ndryshon – nga nxehtësia e peizazheve mesdhetare deri në mjegull dhe pyje me gjelbërim të përhershëm. Poshtë ne mund të shihnim brezin me rërë të bardhë në brigjet e Jonit. Këto plazhe të paeksploruara shumë, janë disa nga gjërat më të bukura që mund të gjeni në Mesdhe.”

Në artikull përmendet se, ‘shqiptarët i pëlqejnë netët me muzikë elektronike, që gjallëron baret e plazhit deri në orët e vona.’
“Edhe nëse jeni një person që nuk e pëlqeni jetën e natës, mund të gjeni lumturi përgjatë këtij shtrati idilik të vijës bregdetare. Ne e gjetëm atë në Qeparo, një fshat i përgjumur, i rrethuar midis maleve dhe detit. Ne u bashkuam me pushuesit vendas dhe u zhytëm në ujë, ku – sipas legjendës së madhe të Homerit – Odiseu është larë në bregun e Korfuzit.

Më lejoni të theksoj për ju, se “Vendi i Shqiponjave”, i përhumbur nga legjendat e vjetra dhe i lëvduar nga shkrimtarët, duke përfshirë një trim luftëtar të shekullit të 15-të, i quajtur Skënderbeu, mbretin Zogu ne shekullin XX dhe diktatorin komunist, Enver Hoxha, i cili e izoloi vendin për 40 vjet, duke ngritur bunkerë betoni në çdo cep të vendit. (Ndoshta ai nuk ishte paranojak, Hoxha thuhet se mbijetoi 50 përpjekje për vrasje.)

Kur regjimi i tij komunist ra në vitet 1990, qytetarët u larguan në shtete të tjera. Sot, Shqipëria është një kapsulë kohore e traditave të lashta që përzihet me ambiciet moderne.”, shkruhej në artikull.
Burimi:Monitor




