Nga Shqipëria / E Premte 18 Janar 2019, 12:12

Sfida e 10 viteve është shpikur në fshehtësi nga Facebook, ja pse nuk duhet ta bëni

Prej disa kohësh në rrjetet sociale ka qarkulluar sfida e quajtur 10 vite që i ka fiksuar të gjithë përdoruesit. Njerëz të njohur dhe të panjohur nisën të publikonin foto të 10 viteve më parë dhe i krahasonin me fotot e këtij viti.

Kjo sfidë u përhap me shpejtësi dhe të gjithë po e bënin deri në momentin që u përhap lajmi se kjo lojë po përdoret nga Facebook për të vjedhur të dhënat tona.

Ka qenë së pari autoria e librit ‘Tech Humanist’, ajo e cila në një status në Twitter shkroi: “Unë 10 vite më parë: do ta kisha realizuar sfidën duke postuar foto në Facebook dhe Instagram. Unë sot: mendoji po përdoren të dhënat tona për algoritmet e njohjes së fytyrës.”

Më pas, ajo ka treguar se si  të gjitha të dhënat tona po përdoren nga Facebook për të patur karakteristika të sakta të ndryshimit të fytyrës me kalimin e moshës, për çdogjini dhe racë.

“Le të imagjinojmë se doni të krijoni një algoritëm të njohjes së fytyrës dhe të gjitha karakteristikave të lidhura me moshën. Me siguri që do të dëshironit që të dhënat të jenë në shkallë të gjerë dhe të kenisa më shumë fotografi njerëzish. Në këtë pikë, do t’ju ndihmonte një foto e tyre 10 vite më parë dhe një foto e ditëve të fundit.”

Ndër të tjera ajo ka theksuar se  është e sigurt që Facebook qëndron pas sfidës së famshme #10yearchallenge dhe e gjitha kjo po përdoret nga platforma.

“Ashtu si shumica e teknologjisë në zhvillim, potenciali i njohjes së fytyrës është ende i zakonshëm. Njohja e moshës mund të jetë e dobishme dhe mund të përdoret për reklama të ndryshme me në qendër pikërisht ndryshimet gjatë viteve.

Gjithashtu ajo ka shtuar: "Nuk dua të përhap panik, pasi duhet të them që falë kësaj sfide mund të

krijohen të dhëna të shumta për të gjetur fëmijë të humbur. Jo domosdoshmërish është diçka e keqe. Megjithatë ne duhet të kërkojmë që të dhënat tona të trajtohen me respekt, në të gjitha mënyrat.” Nuk është hera e parë që Facebook akuzohet për cenim privatësie.

Megjithatë përfaqësues të rrjetit social nuk kanë pranuar që të kenë dorë në #10yearchallenge.

“Është një meme e krijuar nga përdoruesit që u bë virale. Nuk e kemi filluar ne këtë trend dhe Facebook nuk fiton asgjë.”