Nga Shqipëria / E Premte 18 Janar 2019, 11:11

Bashkëpunimi i vitit: Tayna sjell këngë me reperin e njohur dhe të gjithë mezi po presin

Tayna është kthyer në një ndër reperet më të suskeshme në vendin tonë. Këngët e saj kthehen menjëherë në hite dhe këndohen nga të gjithë. Pak kohë më parë ajo publikoi një bashkëpunim me Ledri Vulën i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.

Por siç duket këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet, pasi përflitet se shumë shpejt ajo do të sjellë një këngë me reperin e njohur Noizy. Në faqen e njohur “Hip Hop Shqip” huhet se: Tayna ka folur me Noizy-n për një bashkëpunim. Ka shumë shanse të ndodhë shumë shpejt!”.

Siç kanë treguar burimet ka qenë vetë Tayna ajo që ka kërkuar një bashkëpunim me Noizyn, mirëpo asgjë nuk është konfirmuar nga ana e dy artistëve.