Lind Islami dhe Venera Lumani janë një nga çiftet më simpatike në showbizin shqiptar të cilët shpesh herë komentohen për jetën e tyre private. Mrëpo, siç duket dyshja nuk është e talentuar vetëm në muzikë, por edhe në aktrim pasi mbrëmjen e djeshme kanë shkrirë së qeshuri fansat me një video komike.

Çifti ka publikuar në rrjetet sociale një video ku imiton një situatë në bankë, ku Venera është shfaqur në rolin e punonjëses së bankës ndërkohë Lindi kërkonte një shërbim.

Kjo video është pëlqyer shumë nga fansat të cilët e kanë komplimentuar Venerën e Lindin për mënyrën se si e sollën situatën.





