Nga Shqipëria / E Premte 18 Janar 2019, 11:11

Kejsi Medini nuk fshihet më, e pranon publikisht se bën fotoshop në çdo foto

Ditën e djeshme vajza e këngëtari Sabian, Keisi Medini ka qenë e ftuar në emisionin "Ftesë në 5" ku ka folur diçka më shumë për këngën e sa më të re në bashkëpunim me këngëtarin Seldi.

Po ashtu teksa ka qenë duke komentuar fotot e saj në studio, Keisi është pyetur nga moderatorja se nëse përdor photoshop në fotot e saj dhe nëse po në cilat pjesë të trupit përdor më shumë.

Keisi ka habitur teksa ka pranuar se përdor photoshop në çdo foto që publikon në rrjetet sociale.

"Për të gjitha. Tani, jo të gjithë dalim mirë në fotografi, të themi të drejtën. Çdo femër do bëjë pak fotoshop... dhe bëj çdo lloj fotoje të mundshme."- ka rrëfyer Keisi duke qeshur