Nga Shqipëria / E Premte 18 Janar 2019, 10:10

Del lista/ Ja cilat janë 10 profesionet më të respektuara në botë

Së fundmi sipas një studimi të kryer fondacioni Varkey, i cili është realizuar në 35 shtete dhe janë pyetur më shumë se 1,000 persona të administratës publike janë identifikuar 10 profesionet më të respektuara nga të gjithë.

Mjekët ishin ata që e kryesonin listën duke u bërë në një nga profesionet më të respektuara. Pas tyre vinin avokatët, inxhinierët, drejtorët e shkollave që siç rezultoi ishte një profesion më i respektuar se ai i mësueses. Më pas vinin oficerët e policisë, infermierët dhe financierët.

Por siç mendohet në të ardhmen shumë prej këtyre profesioneve që ditën e sotme kryhen nga njerëzit në të ardhmen do të bëhen nga robotët dhe mendohet se kjo renditje do të ndryshojë 100 për qind.