Ndryshe nga herët e tjera televizioni i njohur "Top Channel" ka vendosur që vëmendjen e tij ta zhvendos tek mediat online dhe së shpejti do të sjellë një emision i cili do të transmetohet livestream në kanalin e Youtube.

Ky emision do të quhet ‘Voila’ dhe do ti dedikohet plotësisht të rinjve dhe do të prezantohet nga moderatorja e re Xhesika Muça, e cila për momentin prezanton ‘Top List’.

Siç është lajmëruar, ky emision ndryshe do të ketë në qendër informacione të ndryshme nga showbizi, të pathëna nga jeta e VIP-ave, por do t’ju jap mundësi të rinjve që të bëhen pjesë e programit nëpërmjet videove të ndryshme.


