Nga Shqipëria / E Premte 18 Janar 2019, 09:09

Si dy pika uji: Këngëtarja shqiptare qenka kopja identike e Cardi B

Cardi B është një ndër reperet më të famshme në botë, këngët e të cilës kthehen menjëherë në hite dhe kapin miliona klikime në Youtube. Mirëpo, shumë pak njerëz mendonin se këngëtarja mund të kishte një sozi shqiptare.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto ku vihet re ngjashmëria  e madhe mes këngëtares shqiptare Flaka Krelani dhe reperes me famë botërore.

Siç shihet dhe nga fotot dy artistet kanë një stil të njëjtë në veshje, qëndrim por edhe në modelin e flokëve dhe tiparet.