
Ashtu si si Zvicra, apo Gjermania së fundmi edhe Norvegjia është duke kërkuar punëtorë. Arsyeja se këto shtete kërkojnë punëtorë nga vendet e treta është për shkak të plakjes së popullsisë dhe mungesës së fuqisë punëtore në disa profesione.
Shumë prej kompanive norvegjeze kanë treguar së fundmi për mediat se janë duke u hasur me probleme të mëdha për sa i përket krahut të punës. Drejtuesit e këtyre kompanive kanë treguar se ata nuk kanë zgjidhje tjetër dhe për këtë arsye kanë vendosur të punësojnë të gjithë ata që janë të interesuar për një punë në këtë vend.
Për të gjithë ata që do gjejnë një punë në Norvegji mësohet se disa nga kompanitë ofrojnë paga që fillojnë nga 4,500 euro në muaj.