Nesër në mbrëmje do të startojë edicioni tretë i spektaklit "The Voice Kids", i cili këtë vit do të vijë me një sërë ndryshimesh si në juri ashtu edhe në prezantim. Siç dihet prezantuese e këtij edicioni do të jetë Dojna Mema, ndërkohë që në vend të Eneda Tarifës, në juri do të jetë këngëtarja Arilena Ara.

Megjithatë, siç duket Dojna nuk do të jetë e vetme në skenë pasi së bashku me të do të jetë edhe prezantuesja më e re e ‘Top Channel’ Xhesi Muca e cila do të drejtojë ‘The Voice Room’.
Siç dihet Xhesi prej disa muajsh së bashku me Dojnën dhe Klevi Kadillin prezanton emisionin ‘Pop Culture’ çdo të shtunë.




