Nga Shqipëria / E Enjte 17 Janar 2019, 22:10

Surprizë: Emisioni i dashur për shqiptarët rikthehet në Tv Klan

Emisioni shumë i dashur për publikun shqiptar "Lufta e nuseve", do të nisë së shpejti edicionin e tij të katërt dhe pritet të fiksojë përpara ekranit të gjithë teleshikuesit.

Ky emision i cili është i ndërtuar mbi historitë e dashurisë së njerëzve të thjeshtë dhe dasmat e tyre madhështore prej kohësh është cilësuar si ndër më të ndjekurit në ekranet shqiptare.

Ka qenë vetë moderatorja e emisionit Amarda Toska ajo që ka dhënë lajmin e mirë ku ndër të tjera ka shkruar: "Më në fund, jemi gati të fillojmë aventurën e re televizive të Lufta e Nuseve! Një sezon mbreslënës, nuse e dasma të bukura, përvoja të paharruara nga të gjitha trevat shqiptare, shpesh garë me nerv por...edhe dhëndurë që marrin pjesë në garë! Së shpejti, në Televizionin Klan, Lufta e Nuseve! Të lumtur që jemi bashkëpuntorë kryesorë për të katërtin vit!".