Një muaj më parë, këngëtarja e njohur Loredana dhe reperi Mozzik u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilët i vendosën emrin e veçantë Hana.

Çifti ka qenë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video të vogëlushes ku dhe kanë zbuluar portretin e saj të plot. Siç u pa edhe nga fotot e ndryshme që u shpërndan në media, gjatë periudhës së shtatzënisë Loredana mori shumë kile dhe trupi i saj u shndërrua plotësisht.

Mirëpo, ditën e sotme ajo ka habitur fansat teksa ka publikuar një video ku shihet mjaft në formë. Siç duket këngëtarja është dobësuar dhe për një periudhë të shkurtër ka ardhur përsëri në forma perfekte fizike.





