Fifi është një nga këngëtaret jeta private e së cilës përflitet shumë në media. Këngëtarja siç dihet është autore e një sërë hitesh dhe madje këngët e saj dëgjohen shumë nga të gjithë.

Siç ka rrëfyer ajo së fundmi në emisionin “NIN” dashuria i ka djegur shpirtin dhe për këtë arsye shkruan shumë këngë dashurie.

Gjatë lojës “Haje ose thuaje”, Fifit iu kërkua që të tregonte emrin e djalit që i ka thyer zemrën, mirëpo këngëtarja ka refuzuar.

“Nuk e them. Ai është në lidhje me tjetër kë”, u shpreh Fifi.





