Roza Lati është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila ka arritur një sukses të madh me emisionin e saj “Why Not”.

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, ku nëpërmjet një postimi të fundit, i ka habitur të gjithë fansat e saj.

Përpos moderatores, Roza ka vendosur që të provojë edhe profesionin e këngëtares. Në disa foto që ka publikuar, ajo shihet në një studio muzikore pranë muzikantes Diana ziu, ku të dyja shihen shumë të fokusuara tek projekti i ri.

“Njerëz unë jam me Diana Ziun dhe po mendojmë të bëjmë një këngë për ju. Tani pyetja ime është: Jeni dakort të bëj një këngë? Ju e vendosni”, ka shkruar Roza përbri këtyre fotove.




