Nga Shqipëria / E Enjte 17 Janar 2019, 12:12

Historia e familjes shqiptare që pushtoi mediat e huaja, ja si fituan qëndrimin në Francë

Historia e Samuel Lekaj dhe familjes së tij ka marrë së fundmi gjithë vëmendjen e mediave franceze duke qenë se ata njihen në zonën ku jetojnë në e Pays de Vitré pasi disa kohë më parë ata i kërcënuan se do ti dëbonin nga Franca.

Mirëpo, me ndihmën   e banorëve të zonës ku ata jetonin dhe të shokëve të shkollës familja e Samuelit arriti të mos largohet nga Franca.

Media i ka kushtuar një vëmendje të madhe 17 vjeçarit dhe historisë së tij. Ata e përshkruajnë Samuelin si një djalë me një maturim i hershëm që te bënë te kuptosh se do ta çojë larg.

Siç ka rrëfyer ai që familja e tij të qëndronte në Francë të gjithë u sensibilizuan. U bënë manifestime dhe peticione nga rrethi shoqëror i familjes shqiptare si dhe nga shkollat ku mësonin fëmijë dhe pas kësaj, familja Lekaj në fillim të gushtit mori leje qëndrimi në Francë.

“Në fillim kisha pak frikë, sepse më kujtohet që kishte një mobilizim të vogël dhe gjithçka nisi te shkolla ime. Në atë kohë kam kaluar një periudhë jo të mirë. Fakti që të gjithë nxënësit dinin dhe flisnin për historinë time më bënte të ndihesha keq. Por nga ana tjetër kam mbetur i befasuar. Të gjithë ishin mirëkuptues dhe dashamirës. Kam marrë mesazhe nga e gjithë Franca, njerëz që nuk i njihja!”- thotë ai.

Por gjërat për familjen Lekaj duket se janë përmisruar pasi tani babai i Samuelit ka gjetur punë në shoqatën Sharing Entraide Vitréais, e po ashtu edhe nena e tij. “Ajo është në punë tashmë. Ndihem i përmbushur. Unë tashmë duhet të studioj”- thote ai duke treguar qe do te një inxhinier i suksesshëm.