Aktori i famshëm i cili për publikun shqiptar u bë i njohur me rolin e "Kahraman", Ozcan Deniz dhe partnerja e tij, Feyza Aktan celebruan dashurinë e tyre në martesë ndonëse kishin një diferencë të madhe në moshë. Aktorja solli në jetë pak kohë më parë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Kuzey.

Megjithatë siç duket marrëdhënia e tyre nuk është aspak mirë, pasi në mediat turke po përflitet se çifti është në krizë.

Sipas “CNN” Turk, Ozcan dhe Feyza janë në krizë prej dy muajsh dhe mendohet se do divorcohen dhe kjo pasi aktorja ka bërë shpenzime shumë të mëdha. Kjo gjë e ka shtyrë aktorin që të mbyll të gjitha llogarit në emrin e saj.





