Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të reja në ekranin e “Top Channel” e cila që në daljen e saj të parë ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut me pamjen e saj.

Në natën e ndërrimit të viteve, Fjoralba zgjodhi që të publikonte një foto me partnerin e saj, mirëpo fytyrën ja fshehu me një zemër duke e mbajtur kështu të fshehtë identitetin e tij.

Të shumtë ishin ata që u bënë kurioz për të zbuluar emrin e djalit në fjalë, mirëpo moderatorja e ka mbajtur të fshehtë dhe arsyen se pse e ka zbuluar sot e ftuar në emisionin “Wake up”.

“Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”,- u shpreh Fjoralba.




