Prej disa muajsh në televizionin "Klan" seriali indian "Bixhoz me dashurinë" ka mbërthyer teleshikuesit përpara ekranit dhe është kthyer në një nga telenovelat më të ndjekura në vendin tonë.

Mirëpo, siç tregoi ditën e djeshme drejtori i programacionit në 'Tv Klan' Albert Dumani, ky serial pritet që të mbarojë në muajin mars. Në muajin mars, përveç ‘Bixhoz me dashurinë’ pritet që të përfundojë edhe seriali ‘Xhenet’.

Sipas Dumanit, Tv Klan pritet të blejë disa seriale të tjera të cilat janë shumë të ndjekur dhe të pëlqyer nga publiku i huaj dhe që do bëjnë bujë dhe në vendin tonë.







