Olsi Klosi është një nga ish banorët e "Big Brother" më të komentuar në media, i cili tërhoqi vëmendjen me lojën e tij,por edhe me lidhjen që krijoi me Fjorentinën.

Lidhja e tyre u komentua gjatë, mirëpo siç duket pas shumë kohësh ata e kanë lënë pas këtë lidhje dhe secili ka vazhduar me jetën e vetë.

I ftuar së fundmi në "Ftesë në 5", Olsi ka zbuluar për publikun se është i dashuruar kokë e këmbë me të dashurën e tij të re. Teksa ka qenë duke folur për të ai zbuloi që emir i saj fillon me 'Z' dhe se e thërret gjithmonë zemër.




