Në 23 dhjetor këngëtarja e njohur e hitit "Nothing Breaks Like a Heart", Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth i dhanë fund beqarisë në një dasmë shumë private e cila u mbajt e fshehtë deri në ditën e celebrimit.

Mirëpo, çifti nuk ndalon me lajmet e reja, pasi siç duket ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Burime për “OK Australia” kanë treguar se këngëtarja është shtatzënë dhe se çifti i famshëm shumë shpejt do të bëhet me një vajzë.

“Miley është shumë e lumtur sepse do të sjellë në jetë fëmijën e Liam-it… Dhe është vajzë, ajo që kishin shpresuar. Ai ia ka dhënë lajmin prindërve dhe vëllezërve. Ndërsa Miley ia tregoi lajmin familjes së saj nga ‘Skype’. Mami i saj po qante”, pohoi burimi.





