Sfida më e re e Instagramit, ku të gjithë duhet të publikojnë foto të 10 viteve më parë është bërë virale jo vetëm jashtë, por edhe në vendin tonë ku shumë personazhe të njohur kanë pranuar sfidën dhe kanë publikuar foto të tyre përpara 10 vitesh.

Më e fundit ka qenë balerina e njohur dhe shumë e komentuar, Alba Hoxha, e cila mbrëmjen e djeshme ka publikuar një foto ku shfaqet në adoleshencë dhe kur nuk ishte e njohur si sot.

"Kur isha me flokë të gjata", shkruan Alba krah fotos së publikuar.




