Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Janar 2019, 23:11

'Nëse do isha i pasur do martoheshe me mua?', Greta Koçi lë gojë hapur fansin me përgjigjen

Greta Koçi është një ndër këngëtaret që komentohet shumë gjatë në media. Jeta e saj private përbën gjithmonë një interes për publikun dhe shpesh herë merr vëmendjen e të gjithëve.

Ditën e sotme, këngëtarja I është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe njëri prej tyre e ka pyetur se nëse do e donte nëse ai do kishte lekë. Por përgjigja e gjatë që Greta i ka dhënë e ka lënë atë pa fjalë.

"Nëse ti do të ishe më i pasuri i botës së pari do të duartrokisja për tërë zgjuarsinë dhe zotësinë nëpërmjet së cilës keni arritur të jeni njeri kaq i zoti. Njerëzit e suksesshëm nuk ecin rastësisht. Asnjë sukses në jetë nuk vjen rastësisht. Megjithatë që do t’ju duartrokisja nuk diskutohet, por që të martohesha nuk do të mjaftonte vetëm fakti që jeni më i pasuri. Që të martohesha do duheshe të ishit njeri i mirë, i drejtë, të nderonit dhe respektonit familjen dhe femrën. Njeriu nuk martohet dhe bashkëjeton me paratë, por me njeriun. Lum ai njeri që është aq i pasur në shpirt, po aq sa llogaria e tij bankare. Shembuj të djemve të babit, me makina e ora mijëra euro që janë vënë në mënyrë të kundra ligjshme, unë as nuk i konsideroj fare, madje ndihem keq që ‘disave’ ju duken sikur kanë gjetur ‘Princin’, e vonë ju bie të kuptojnë se ajo ‘pasuri’ është një shkatërrim dhe se nuk shtyhet jeta me para që nuk janë vënë me mund e djersë", është përgjigja e Gretës.