I ftuar në ditën e sotme në emisionin "Rudina" ka qenë drejtori i programacionit Albert Dumani, i cili si gjithmonë ka folur për serialet turke në Klan tv.

Mirëpo, për herë të parë, Dumani ka zbuluar se i kanë propozuar që të marri pjesë në një serial turk.

"Unë vetëm se nuk di gjuhën se më kanë thënë 'Hajde, do bësh ndonjë rol', por s'dua të dal pa folur. Dua të dal mirë, me një rol të mirë. Kam takuar disa producentë. Në rol episodik edhe mund të futem. Por do thonë pastaj shqiptarët 'Pse kaq bëri ky? Vetëm doli dhe nuk tha asgjë", u shpreh Alberti teksa Rudina i vuri në dukje se ngjan shumë si aktor turk me mjekrën e rritur.





