Ditën e djeshme, ka bërë bujë një video që balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, publikoi në Instagram duke kërcyer me një balerin italian.

“Princi im”, shkroi Klaudia në mbishkrimin e një fotoje ku shfaqej me balerinin, duke nxitur fjalët se mes saj dhe tij kishte diçka më shumë se shoqëri.

Por pasi ka parë këto lajme, Klaudia ka rrëfyer për “Class” marrëdhënien që ka me balerinin, duke sqaruar se ata kanë vetëm një raport profesional.

“Unë jam në pritje të videos së re të kërcimit që bën pjesë në grupin e emrit tim, pra bëhet fjalë për shkronjën U. Siç e dini unë jam duke realizuar videot e kërcimit që kanë lidhje me shkronjat e emrit tim, Klaudia. Deri tani kam bërë videot e gërmave K, L, A, dhe kjo e radhës është U-ja. Këtë herë do të jetë një passo a due romantike me një princ, që kam dashur ta quaj princi im sepse historia e videos është e tillë. Një vajzë që humbet mendjen pas një kamarieri në një bar dhe e ëndërron atë si princin e saj të kaltër…Kjo është historia”, ka rrëfyer balerina.




