Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Janar 2019, 22:10

Sherri i bujshëm për Arielin, Anxhelina dhe Beatrixi habisin me vendimin e tyre

Prej disa kohësh në media është komentuar shumë për sherrin mes dy kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj. U përfol se dy këngëtaret nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak se ato ishin zënë për grimierin e njohur Ariel.

Mirëpo, siç duket vajzat më në fund i kane zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe janë pajtuar. Këtë gjë e ka treguar së fundmi shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli, i cili ka shpërndarë një foto të këngëtareve dhe ka lajmëruar se të dyja do jenë të ftuara në restorantin e tij.

Këtë postim e ka ripostuar edhe vetë Beatrixi duke treguar kështu se mes saj dhe Anxhelinës çdo gjë është mirë dhe nuk ka asnjë hatërmbetje.