Futbollisti shqiptar Granit Xhaka përveç talentit të tij në futboll ka treguar gjithmonë që është shumë romantik dhe i dashuruar e bashkëshorten e tij. Ai publikon shumë herë foto me të nga darkat romantike, festat dhe udhëtimet.

Ditën e sotme, çifti i njohur feston 4 vjetorin e njohjes dhe nuk dedikimi romantik që Graniti ka bërë për Leonitën ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ai ka publikuar një foto pranë së cilës shkruan: “Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj për ty dashuria ime dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli do jem unë. Gëzuar përvjetorin e 4-t !”- shkruan Xhaka dhe mund të imagjinojmë reagimin e Leonitës në ato çaste.





