Enca ndonëse është vetëm 23 vjeçe është padyshim një nga këngëtaret më të komentuara dhe më të suksesshme në Shqipëri, këngët e të cilës kthehen menjëherë në hite dhe kanë shumë klikime në Youtube.

Ditën e sotme, këngëtarja ka pranuar sfidën që të publikojë një foto të para 10 viteve kur ka qenë vetëm 13 vjeçe.

Në foton e publikuar prej saj në ‘Instagram’ Enca shihet e shtrirë në barë, ndërkohë që pozon përpara kamerës. Sic ka treguar ajo në atë kohë ka filluar të hedh coverat e para në Youtube, duke u kthyer kështu në këngëtaren e parë në vendin tonë që e ka bërë këtë gjë.





