Këngëtari Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi pak kohë më parë bënë publike lidhjen e tyre dhe pak ditë më parë u nisën për disa ditë pushimi në Tajlandë. Ata kanë publikuar shumë foto nga vendi përrallor, ku kanë treguar se janë shumë të dashuruar bashkë.

Mirëpo, një foto ku çifti shihet duke shëtitur sipër një elefanti ka nxehur së fundmi fansat e këngëtarit të cilët e kanë akuzuar se keqtrajton kafshët.

“Mizori ndaj kafshëve. Elefantët duhet të jenë të lirë dhe nuk duhet t’ju bëjnë juve xhiro anembanë”, i shkruan njëra nga fanset, por Genci i ka kthyer menjëherë përgjigje.

“Me mijëra shqiptarë në gjendje të rëndë ekonomike, me qindra persona të zhdukur, me qindra gra të dhunuara, me mijëra të sëmurë, me mijëra raste të dhunës në familje, me probleme të ndotjes së ajrit,e të tjera e të tjera, shqiptarët merren me mbrojtjen e të drejtave të elefantëve në Azi. More e keni seriozisht ju?”, shkruan Genci.





