Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të komentuara në media dhe tipi i saj i drejtpërdrejt ka tërhequr gjithmonë vëmendjen. Së fundmi nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Aurela ka zbuluar se çfarë do donte të kishte dhe të ndryshonte tek vetja.

“Ka diçka që do ta doja por se KAM... jo, nuk është gjatësia, sepse se kam ndjerë kurrë se më është dashur... as me taka e as pa taka.”

“Nuk është as parakolpi i shumë dëshiruara nga bota, se prapë s’kemi ndjerë që na është dashur për t’u realizuar në jetë.

Jo jo, as flokët e gjata se ato në dorë i kemi kur të duam...”
“Vetulla vetulla, ajo është që më bën të them ahhh... I kam zili femrat me vetull të plotë e natyrale. E thashë më se plasa.”
“Epo si kam unë, por i kanë gocat e mamit, të dyja. (Dhuratë nga babi)”, përfundon Aurela.





