Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Janar 2019, 12:12

E bujshme/ Historia e orëndreqësit shqiptar që pushtoi faqet e para të 'New York Times'

Në nëntor të vitit që lamë pas shqiptari Rexhep Rexhepi u shpall fitues në  Men’s Watch në Grand Prix d’Horlogerie de Genève duke e kthyer kështu markën e tij të orëve në një ndër të preferuarit nga meshkujt.

Ai së fundmi ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja dhe prestigjiozes “New York Timës” e cila së fundmi i ka dedikuar një artikull shqiptarit të suksesshëm.

"Z. Rexhepi nuk mund të ketë një biznes të familjes, por në moshën 31-vjeçare ai është një kandidat i pastër në një brez të ri të orëve dhe të atyre që janë të përkushtuar ndaj zejtarisë tradicionale”, shkruhej në NYT.

Ndër të tjera në artikull rrëfehet edhe historia e tij, largimi nga Kosova në vitin 1999 si dhe mësimet që mori në  Patek Philippe dhe më vonë punoi për BNB Concept, si dhe për oratorin e pavarur zviceran të njohur François-Paul Journe.

Rexhepi në vitin 2015, kur ishte vetëm 25 vjeç ka hapur punëtorinë e vet në zonën e Qytetit të Vjetër të Gjenevës, duke përdorur 100,000 franga zvicerane nga kursimet e tij ku punoi fortë për të zhvilluar markën e tij.

“Ne mbrojmë vlerat tradicionale që po humbasin sot”, ka thënë Rexhepi. “Mund të jemi të rinj, por ne mbështetemi në traditën për të ecur përpara”, thekson ai duke treguar se realizimi i një orë i merr edhe deri në 8 muaj punë.