Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Janar 2019, 11:11

Këngëtari shqiptar jep lajmin e ëmbël, bëhet baba i binjakëve (Foto)

Këngëtari shqiptar i hitit "Sa vite", Albatrint Muriqi ka ndarë ditën e sotme një lajm shumë të ëmbël me fansat e tij. Ai ka lajmëruar se bashkëshortja e tij Egzona ka sjellë në jetë dy fëmijët e tyre një djalë dhe një vajzë duke e bërë sërish baba.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku shfaqet bashkë me gruan dhe binjakët e porsalindur, Abatrinti është shprehur mjaft i lumtur dhe ka zbuluar dhe emrat e vogëlushëve.

”Sot eshte dita me e lumtur në botë për mua, na gëzoj zoti me një djal dhe vajzë , falenderimi i takon vetem Allahu, paqi shendetin e gjithë botës zemrat e mija #Elia&Erald #twins”, ka shkruar ai pranë postimit ku shihet pranë gruas dhe fëmijëve.

Çifti janë prindër edhe të një vajze tjetër e cila tashmë është rritur.