Një video ku Fori dhe Fifi shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit teksa këndonin këngën "Ja ke bo vetes", bëri bujë në media pak kohë më parë dhe të gjithë aluduan se dyshja ishte në një lidhje.

Mirëpo e ftuar së fundmi në emisionin "NIN", Fifi ka zbuluar më në fund se çfarë qëndron pas videos që pushtoi mediat. Ajo ka rrëfyer se video ka shumë kohë që është bërë dhe ishte një ide për klipin që Flori dhe Bruno do realizonin.

“Në fakt ajo video është bërë në tetor të 2017 dhe ka dalë në fund të nëntorit të 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi.

Siç dihet “Ja ke bo vetes”, nuk ka një klip zyrtar dhe Flori dhe Bruno kanë sqaruar pak kohë më parë se për shkak se kënga kishte qarkulluar para se të dilte në YouTube, ata u detyruan ta publikojnë para kohe pa klip.




