Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Janar 2019, 10:10

Majlinda e akuzoi se nuk kujdesej për djalin, veprimi i fundit i Majk për Roanin do t’ju ngrohë zemrat

Pak muaj më parë në media bëri bujë sherri virtual mes reperit Majk dhe ish të dashurës së tij Majlinda Zeka me të cilën ka dhe një djalë. Majk e akuzoi Majlindën se nuk e lejonte që të shikonte Roanin, ndërkohë kjo e fundit tha se ai nuk kujdesej aspak për djalin.

Mirëpo, me hyrjen e vitit të ri duket se ish çifti i la pas zënkat dhe Majk është parë shumë herë nën shoqërinë e Roanit. Ai ka publikuar shpesh video dhe foto të vogëlushit duke treguar se sa i lumtur është në pranin e tij.

Mbrëmjen e djeshme, Majk ka postuar një video ku shihet duke luajtur me Roanin, ndërkohë që në video tregon se dëshiron që atë ta shoh më sipër vetes.

"Pe msoj me fluturu, se babi ka qef met pa ma nalt se veten, Roan lumturi", shkruan Majk.