"Vouchercloud" ka bërë së fundmi një klasifikim të vendeve më inteligjente në botë. Në këtë raport janë analizuar numrin e çmimeve “Nobel” të fituar nga çdo vend, por edhe faktorë të tjerë, që synojnë të japin një parashikim të potencialit intelektual të brezave të ardhshëm.

Siç është vënë re klasifikimi është dominuar kryesisht nga vendet aziatike por edhe ato evropiane. Azia falë koeficientit të lartë të inteligjencës të regjistruar te studentët, ndërsa Europa falë çmimeve “Nobel” të fituara.

Në vend të parë të këtij klasifikimi qëndron Japonia e cila ka shkëlqyer në të gjitha fushat. Ndërkohë vendet si Singapori, Hong-Kongu e Tajvani hyjnë në klasifikim edhe pse nuk kanë një kontribut të ndjeshëm në çmimet “Nobel” por falë koeficientit të lartë të inteligjencës të regjistruar te studentët.

Më pas në vendin e katërt renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mbanë 386 çmime Nobel.
Burimi:Monitor





