Ditën e djeshme balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa publikoi një foto ku shfaqej e veshur me një fustan madhështorë dhe balerini i njohur Francesco Mariottini po e mbante në ajër me një dorë.

“Princi im”, kishte shkruar ajo pranë fotos duke treguar kështu që një projekt i ri do të vinte shumë shpejt. Më pas ajo publikoi dhe një video ku së balerini shfaqej duke e rrotulluar disa herë në ajër.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Albi Nakos, i cili e ka pëlqyer videon duke treguar kështu që edhe pas divorcit ai dhe Klaudia vazhdojnë të kenë një marrëdhënie mjaft të mirë.




