Një 24-vjeçare nga Skocia ka marrë së fundmi vëmendjen e të gjitha mediave botërore me veprimin e saj. Jane Park ka fituar një lotari me çmimin 1 milionë paund në Skoci dhe menjëherë pas fitores ajo ka publikuar në profilin e saj një tortë në formë zemre duke propozuar për martesë futbollistin me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për Florian Kamberin i cili është një 23-vjeçar që luan për skuadrën Hibernier në Skoci. Vajza është e fiksuar pas shqiptarit dhe herë pas here në rrjetet sociale ka treguar interesin e madh që ka për të. Kjo gjë madje ka marrë vëmendjen dhe të mediave të huaja si “The Sun” që kanë publikuar Tweet-et-e saj.




