Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Loredana dhe Mozzik, një muaj më parë u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin e veçantë Hanna. Dyshja ka qenë shumë aktiv këto kohë dhe vazhdimisht publikon foto të vogëlushes, të cilës i kanë hapur një adresë Instagrami.

Sic dihet para ardhjes në jetë të vajzës dyshja është martuar në fshehtësi të plot, dhe për këtë ceremoni nuk kanë folur asnjëherë.

Mirëpo, ditën e sotme Loredana ka vendosur të tregojë unazën e martesës dhe te fejesës që Mozzik i ka blerë. Ajo ka publikuar një foto në të cilën shihen dy unazat e çmuara me gur në mes.





