Këngëtarja Fifi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "NIN", ku ka treguar shumë të pathëna nga jeta e saj dhe është bërë pjesë e shumë lojërave me pyetje e dënime.

Ajo është pyetur nga moderatori se cila prej kolegeve të saj ka zero talent dhe Fifi vendosi që të përgjigje publikisht duke thënë se për të Fjolla Morina nuk ka talent.

"E di që s'preket kështu që po them Fjolla.", ka thënë këngëtarja për mikeshën e saj të ngushtë, Fjolla Morinën.





