Nga Shqipëria / E Martë 15 Janar 2019, 18:06

Këngëtares serbe i del gënjeshtra sheshit, zbulohet origjina e saj shqiptare

Mira Kostiç është një ndër këngëtaret e njohura serbe e cila është mjaft e famshme në vendin e saj. Mirëpo, ndonëse e ka fshehur prej vitesh, mediat serbe kanë zbuluar së fundmi prejardhjen e saj të vërtetë.

Mina dikur quhej Minire Jashari dhe deri në moshën 19 vjeçare ka mbajtur këtë emër. Këngëtarja është me origjinë shqiptare dhe nënën e ka nga Peja ndërsa  babain nga Ferizaj.

“Është e vërtetë se në moshën 19-vjeçe e kam ndërruar emrin dhe mbiemrin, pastaj kam shkuar në kishë dhe jam konvertuar dhe kryqëzuar. Por nuk e kam pasur emrin Minire Jahsari. Këto janë gënjeshtra. Babai im ishte nga Ferizaji, ndërsa mamaja nga Peja, pra jam me prejardhje nga Kosova. Por unë jam kryqëzuar”, ka deklaruar këngëtarja gjatë një interviste.